ShowBiz

Historia e dhimbshme e Anxhela Martinit, “Ja si më keqtrajtonte njerka”

Modelja e njohur Anxhela Martini vjen këtë herë në rolin e shkrimtares me një libër autobiografik ku rrëfen historinë e saj dhe të nënës.

Modelja ka folur gjatë emisionit “Opinion” në “TV klan” ku ka rrëfyer se si i është dashur të largohet nga Shkodra në moshën 10 vjeçare për të jetuar me të atin në Zvicër dhe gjithë peripecitë që erdhën më pas.

Anxhela tregon se si është keqtrajtuar nga njerka e cila thurrte vazhdimisht intriga por që i ati nuk e besonte dhe për këtë arsye ka heshtur deri në moshën 18 vjeçare.

Të gjitha këto ngjarje dhe sidomos vështirësitë e nënës së saj për ta takuar të bijën, ajo i ka shkruar në librin “Dashuri, shpresë dhe dritë”, një libër me të vërteta të trishta të cilat modelja vendos ti rrëfejë pas kaq shumë kohësh.

https://www.youtube.com/watch?v=3pKLBqZC22E

Link: https://www.youtube.com/watch?v=3pKLBqZC22E

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0G5U5wiN0C/