ShowBiz

“Periudha më e vështirë”, Rudina rrëfen si ndikoi vendimi për divorc në jetën e saj

Rudina Dembacaj rrëfeu për herë të parë se është duke u divorcuar nga bashkëshorti i saj Aleksi.

Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në “Top Channel”, Rudina e pranoi se padinë për divorc e ka nisur që në muajin mars dhe që padyshim ka ndikuar në jetën e saj.

Ajo ka rrëfyer se ka kaluar një periudhë të vështirë, ndosht më të vështirën e jetës së saj të cilën e ka kaluar duke u mbingarkuar me punë.

Rudina thotë se ndarja nuk është asnjëherë e thjeshtë, dhe se dikush nuk martohet me idenë që një ditë do të ndahet, por ajo dhe Aleks kanë bërë një divorc me mirëkuptim dhe se do të jenë gjithmonë për Vikin vajzën e tyre.

Aktorja thotë se Viki nuk e ka ndier shume peshën e ndarjes, pasi ata të dy janë gjithmonë pranë sa herë që vajza ka nevojë për ta.

Rudina u ndal gjithashtu edhe tek lajmet që bënë bujë dy muaj më parë nëpër portale duke u shprehur e indinjuar me mediat që përdorin tituj aspak profesionalë për të fituar klikime.

https://www.youtube.com/watch?v=UZsZsCyyBw0&feature=player_embedded

Link: https://www.youtube.com/watch?v=UZsZsCyyBw0&feature=player_embedded

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bs2sYfQh3ks/