ShowBiz

Pranon për herë të parë divorcin, ja çfarë po ndodh me Rudinën dhe Aleksin

Rudina Dembacaj prej dy muajsh ka qenë në qendër të mediave online për shkak të thashethemeve për ndarje me bashkëshortin e saj Aleksin.

Mesa duket këto zëra rezultuan të vërteta pasi ka qenë vetë Rudina e cila e ka pranuar se është në prag divorci.

E ftuar në emisionin “Wake up” në “Top Channel”, Rudina tha se procedurat e divorcit i ka nisur që në muajin mars dhe se është e vërtetë që po ndahet.

Moderatorja flet për herë të parë për çështjen e divorcit edhe pse është pyetur edhe më herët ajo ka thënë gjithmonë se do të flasë në një moment të dytë.

Rudina dhe Aleks u martuan 3 vite më parë dhe kanë së bashku një vajzë me emrin Viktoria.

Gjatë intervistës Rudina u ndal gjithashtu edhe tek projektet e saj në të ardhmen, angazhimet që ka marrë përsipër si dhe pasionin për teatrin.

https://www.instagram.com/p/B4zN91IAn7q/

Link: https://www.instagram.com/p/B4zN91IAn7q/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bs2sYfQh3ks/