ShowBiz

Reagimi i Zërit kur këndon Gjiko do t’ju bëjë të qeshni me lotë, ja këngët e tij të preferuara

Gjiko dhe Elita gati 8 muaj më parë u bënë prindër të një djali të cilin vendosën ta quanin me emrin e veçantë Zëri.

Vogëlushi është rritur dhe ka filluar që tani të tregojë se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo sa i takon muzikës.

Reperi ka shpërndarë në instagramin e tij një video ku shfaqet me Zërin ndërsa i këndon atij këngën “O sole mio”, vogëlushi prish turinjtë dhe fillon të qajë me këtë këngën.

Menjëherë Gjiko ndryshon repertorin dhe fillon të këndojë këngën “Coco Jumbo”.

Zëri pushon menjëherë së qari me këtë këngë dhe madje duket sikur buzëqesh.

Këngëtari i rikthehet edhe një herë këngës së parë, por vogëlushi me sa duket nuk e pëlqen aspak këtë këngë pasi fillon të qajë sërish dhe pushon vetëm kur i ati i këndon sërish “Coco Jumbo”

https://www.instagram.com/p/B4zlwA8lTsP/

Link: https://www.instagram.com/p/B4zlwA8lTsP/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1B7MIngquT/