ShowBiz

Tiani ecën në borë dhe flet anglisht, këto video të tij do t’ua ëmbëlsojnë ditën

Tuna dhe Patris janë bërë prindër të vogëlushit Tian gati dy vite e gjysmë më parë.

Këngëtaren e shohim të postojë vazhdimisht foto e video të ndryshme të vogëlushit i cili tashmë është rritur dhe ka filluar të flasë, të këndojë e të dhurojë momente të këndshme.

Tuna, Tiani dhe Patrisi ndodhen aktualisht në një vend me dëborë ku po kalojnë disa ditë pushime.

Këngëtarja ka postuar disa video në instagramin e saj ku vogëlushi Tian është duke ecur i lumtur në dëborë.

Ndërsa në një tjetër video vogëlushi ndodhet në shtëpi dhe thotë në anglisht: “Tiani tha djathë” ndërsa buzëqesh i lumtur me fjalën që ka thënë.

Link: https://www.instagram.com/tunasejdi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw9v6DBn9uv/