ShowBiz

Anxhela pranon lidhjen me Kanye West, ja përse e mohoi dikur

Modelja e njohur Anxhela Martini ndodhet aktualisht në Tiranë ku po prezanton botimin e saj në panairin e librit.

Ajo ka rrëfyer në këtë libër disa të vërteta mbi fëmijërinë e saj dhe mbi vështirësitë që ka kaluar në jetë e ëma.

Megjithatë në këtë libër ajo nuk ka prekur aspak jetën e saj private apo martesën me miliarderin e famshëm rumun, për të cilin tha se do të duhej një libër tjetër.

Megjithatë ajo ka ndarë me publikun gjatë një interviste në “Soiree” në “Top Channel”, një prej historive të saj të dashurisë.

Ajo e ka pranuar se ka pasur një histori dashurie me Kanye West në 2011, bashkëshortin aktual të Kim Kardashian.

Gjatë intervistës Anxhela tha se e ka mohuar këtë lidhje pasi nuk ka dashur që të bëhej zhurmë, por tashmë që nuk janë më bashkë mund ta pranojë pa problem.

Anxhela aktualisht është e martuar prej dy vitesh me  miliarder rumun i cili thuhet se së fundmi ka pasur probleme me drejtësinë.

https://www.youtube.com/watch?v=LRPMIZ6cEuA

Link: https: https://www.youtube.com/watch?v=LRPMIZ6cEuA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1ZZNdNC-aa/, https://www.instagram.com/p/B4iZfoxn8pS/