Loredana ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes që pas njoftimit për ndarje nga Mozzik.
Atë e kemi parë shpesh herë të postojë foto e video të ndryshme ku shfaqet si vetëm ashtu edhe me të bijën.
Që pas ndarjes së tyre vogëlushja Hana po qëndron me të ëmën dhe kjo e fundit poston vazhdimisht video ku shfaqet së bashku me të.
Në një video të postuar në instastory Loredana mban në duar Hanën dhe i thotë diçka, ndërsa vogëlushja fillon të qeshë dhe nuk pushon.
Ajo bën një fytyrë shumë të ëmbël dhe duket shumë e këndshme në duart e Loredanës ndërsa buzëqesh e lumtur.
Hana erdhi në jetë disa muaj më parë nga marrëdhënia e këngëtares me Mozzik.
Edhe pse çifti nuk janë më bashkë, Mozzik e ka thënë edhe më herët se Loredana është nëna e vajzës së tij dhe për këtë do të kenë gjithmonë një lidhje të fortë së bashku.
Link: https://www.instagram.com/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B37L-vhlIu3/