Lifestyle

Magjia e hudhrës në shëndet, nuk do ta besoni çfarë mund të kuroni me vetëm një thelpi

Hudhra është një bimë që sjell një sërë përfitimesh në organizëm.

Ekspertët e shëndetit thonë se vetëm me një thelpi hudhër në ditë mund të mbani larg një sërë sëmundjesh dhe gjithashtu do të ndiheni shumë më në formë.

Më konkretisht hudhra ka shumë vlera ushqimore, por shumë pak kalori kështu që nuk ka asnjë mundësi t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Hudhra ju mban larg sëmundjeve dhe gripit. Mjafton një thelpi hudhër në ditë që ti thoni lamtumirë gripit apo të ftohurës.

Një thelpi hudhër në ditë ju shërben edhe atyre që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut madje këshillohet edhe më shumë se medikamentet për të luftuar hipertensionin.

Hudhra ndihmon gjithashtu për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterolit, për të parandaluar sëmundje si Alzhaimer dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

Konsumimi i rregullt i hudhrave ka një efekt pozitiv në performancën e atletëve, shërben si detoks dhe gjithashtu ndihmon në forcimin e kockave.

Link: https://www.healthline.com/nutrition/11-proven-health-benefits-of-garlic#section9

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/flora-flowers-freshness-garlic-416450/