ShowBiz

“Më more Lorikun, të urrej”, Monica befason me përgjigjen që i jep komentueses

Monica dhe Loric Cana janë bashkë prej gati 8 vitesh dhe tashmë janë në pritje të fëmijë së dytë.

Çifti do të bëhet shumë shpejt me një vajzë së cilës ja kanë gjetur tashmë edhe emrin i cili do të jetë tipik shqiptar.

Monica ka vendosur që t’i përgjigjet kureshtjes së fansave lidhur me shtatëzaninë, marrëdhënien e saj me Lorikun dhe emrin që kanë vendosur ti vënë vajzës.

Por ajo që na ka habitur është në fakt është një mesazh të cilin Monica e ka postuar në instastory dhe pavarësisht gjuhës së urrejtjes nga ana e komentueses, ajo ka vendosur të përgjigjet në mënyrën më të qetë të mundshme.

“Ti je një k…, ti më more Lorikun, të urrej, uroj që një ditë zoti të të japë një jetë të keqe, ti më ke bërë për të qarë” shkruhet në mesazh.

Por ajo që na ka habitur më shumë është përgjigja e Monicës e cila shkruan: “Shpresoj që jeta jote të jetë më e mirë se kaq, mrekullitë ndodhin”, duke na habitur me mënyrën se si vendosi të përgjigjet.

Link: https://www.instagram.com/moniquercana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrGc4qBAZPL/