Këngëtarja e njohur Big Mama humbi të atin një javë më parë dhe njoftimin e këtij lajmi e dha vetë në instagramin e saj.
Këtë herë këngëtarja ka shpërndarë në instagram një mesazh të ndjerë drejtuar të atit të cilin e falënderon për gjithçka i ka dhënë në jetë.
“Ne nuk u ndamë, vetëm ndërruam mënyrën e komunikimit”, thotë këngëtarja në këtë mesazh, ndërsa i premton të atit se do ti realizojë të gjitha ëndrrat që ai kishte për të ndërsa në fund i thotë se e do pafundësisht.
Këngëtarja është ndalur gjithashtu të falënderojë të gjithë miqtë që e mbështetën në këto ditë të vështira.
Ky mesazh i saj ka prekur miqtë dhe fansat të cilët i kanë shkruar mesazhe të shumta ngushëllimi këngëtares, ndërsa i thonë të bëhet e fortë.
https://www.instagram.com/p/B447xSLnLNA/Link: https://www.instagram.com/p/B447xSLnLNA/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpzGVZVA76k/