ShowBiz

Dua Lipa fëmijë dukej si djalë, kjo foto e saj do t’ju bëjë të qeshni me lotë

Ajo sot është një prej këngëtareve më të njohura në mbarë botën. E suksesshme dhe një prej femrave më tërheqëse të showbizit, Dua Lipa ka bërë për vete me miliona fansa.

Këngëtarja duket se është bërë nostalgjike për të kaluarën pasi ka postuar në instagramin e saj një foto kur ishte fëmijë me flokë shumë të shkurtër.

Në portretin e saj në fakt spikatin tiparet e ëmbla që ja vëmë re edhe sot si dhe fytyra e ëmbël pavarësisht se në të vërtetë ngjan më shumë si një djalë.

Këtë në fakt e ka evidentuar edhe vetë këngëtarja në foton e shpërndarë në instagram ku shkruan: “Djali i vogël i mamit” ndërsa bën tag të ëmën duke e shoqëruar komentin me disa emoji me fytyra që qeshin me lotë.

Pavarësisht faktit se ngjan si djalë,Dua fëmijë ka qenë vërtetë shumë e bukur dhe e ëmbël.

Link: https://www.instagram.com/dualipa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4KGyAbB1VW/