ShowBiz

“Më mungon”, pas ndarjes nga Stresi, Kejsi kujton kohët e vjetra

Stresi dhe Kejsi kanë qenë muajt e fundit në qendër të vëmendjes.

Reperi ka deklaruar se ai dhe Kejsi janë në një pauzë dhe se mund të rikthehen bashkë.

Kejsi nga ana tjetër pak ditë më parë postoi një mesazh të qartë drejtuar asaj që ka hyrë në mes të saj dhe Stresit duke i thënë që të paktën të priste firmat.

Por ajo që na ka habitur së fundmi janë disa video të vjetra të Kejsit të cilat ajo i ka ripostuar në instagram.

Në këto video Kejsi shfaqet duke përkëdhelur qenin e Stresit ndërsa shkruan: “Më mungon djali im i bukur”

Këto video me sa duket janë realizuar në kohën kur ajo dhe Stresi ishin ende bashkë dhe tashmë Kejsi po ndien nostalgji për atë periudhë dhe veçanërisht për qenin me të cilin ka postuar disa video rrjesht.

Link: https://www.instagram.com/bkc___/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B32R5GVgN7-/https://www.instagram.com/p/B38IiL1ps9L/