Xhensila dhe Besi janë një prej çifteve më të dashura për publikun.
Ata të dy i shohim shpesh duke mbështetur punën e njëri tjetrit, pasi në çdo projekt i shohim zakonisht bashkë.
Besi ka qenë I ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan” ku ka folur për filmin e ri që pritet të dalë shumë shpejt në kinema.
Ai u ndal gjithashtu edhe tëk marrëdhënia me të bijën dhe Xhensilën, ku tregoi se si xhirimet e filmit e bënë që të mos e shihte dot të bijën të paktën për një muaj.
Xhensila që e ka parë nga shtëpia intervistën e Besit I ka bërë përshtypje një gjë që mesa duket ndodh shumë rallë me të.
Ajo ka postuar në instastory një foto të Besit gjatë emisionit ku shkruan: “Kaq serioz në një intervistë e rallë”
Në fakt ajo ka të drejtë sepse Besin e shohim gjithmonë të buzëqeshur dhe mbi të gjitha në humor gjatë gjithë kohës dhe aq më tepër në për intervista.
Epo ndoshta është i emocionuar për premierën e filmit të ri.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HHyT_hjMX/