ShowBiz

Eli Fara zbulon titullin e duetit me Stresin, fjalët e saj për reperin na lanë pa fjalë

Duket paksa e çuditshme, por ja që është e vërtetë.

Eli Fara dhe Stresi do të vijnë së bashku me një duet i cili do të prezantohet në “Festivalin e Këngës” në “Radio Televizionin Shqiptar”.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në “Klanifornia Show”, ku ka zbuluar edhe titullin e këngës që do të prezantojnë së bashku.

Kënga titullohet “Bohem” dhe pavarësisht se tingëllon paksa i çuditshëm një bashkëpunim mes dy artistëve të rrymave krejt të kundërta, Eli thotë se Stresi është një artist i vërtetë.

Sipas Elit ai ka një zë dhe shpirt të veshur me muzikalitet dhe pavarësisht rrymës që këndon ai ka një zë karakteristik.

Bashkëpunimi mes tyre është drejt fundit dhe Eli thotë se po realizojnë një këngë që shpresojnë të jetë e suksesshme.

Një pjesë të kësaj interviste e ka shpërndarë edhe Stresi në instagramin e tij duke shkruar se është në nder dhe kënaqësi shpirtërore të jetë në duet me Eli Farën.

https://www.youtube.com/watch?v=1rGkjcziecc

Link: Link: https://www.youtube.com/watch?v=1rGkjcziecc

https://www.instagram.com/p/B48jV6lp923/

Link: https://www.instagram.com/p/B48jV6lp923/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B48PUDXJbce/