ShowBiz
binjaket

Bora Zemani “i nxjerr bojën” binjakëve, “Jo vetëm shoqet… ja dhe çunat”

Bora Zemani dhe vëllezërit binjakë Donal dhe Romeo Veshaj do të jenë sërish së bashku në sezonin e ri të spektaklit 3-shat.

Ata i kemi parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit teksa postojnë foto e video të ndryshme si gjatë punës ashtu edhe jashtë saj.

Këtë herë Bora na ka zbuluar një sekret të vëllezërve binjakë.

Nëse mendonit se vetëm vajzat i bëjnë foto njëra tjetrës epo e keni gabim, edhe çunat i shërbejnë njëri tjetrit në raste të tilla.

Moderatorja ka postuar një foto në instastory ku vëllezërit i bëjnë foto njëri tjetrit dhe Bora që e ka dokumentuar këtë moment shkruan: “Jo vetëm shoqet për njëra tjetrën…ja dhe çunat”

Bora Zemani ka nisur aktualisht drejtimin e një tjetër spektakli lidhur me fushën e modës, pas përfundimit të të cilit do të nisë sezonin e dytë të  spektaklit “3-shat” me vëllezërit binjakë.

Bora Zemani

Link: https://www.instagram.com/borazemani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B052ybCj1YO/