ShowBiz

Nominimet për Grammy do të prezantohen nga një shqiptare, nuk do ta besoni kush është

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha do të prezantojë përkrah Alicia Keys nominimet për Grammy Awards.

Këtë njoftim e ka bërë vetë këngëtarja në një postim të saj në instagram ku thotë se mbrëmjen e nesërme së bashku me Alicia Keys do të ngjitet në skenë në rolin e prezantueses.

Këngëtarja mesa duket është emocionuar nga ky fakt dhe mezi pret mbrëmjen e nesërme për të prezantuar artistët dhe kategoritë ku janë nominuar.

Ndërkaq ceremonia e Grammy Awards do të mbahet në 26 janar të 2020 ku do të bëhen bashkë emrat më të njohur në fushën e muzikës.

Link: https://www.instagram.com/beberexha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Beh9aCuBAye/