Rudina Dembacaj pranoi disa ditë më parë për herë të parë se ka nisur procedurat e divorcit që në muajin mars.
Këtë deklaratë ajo e tha gjatë emisionit të mëngjesit në “Top Channel”, ku për herë të parë konfirmoi zërat për ndarje nga bashkëshorti.
Rudina sqaroi gjithashtu se ky ishte momenti më i vështirë i jetës së saj dhe e ka kaluar duke e mbingarkuar veten me punë.
Ndërkaq bashkëshorti i saj Aleks nuk ka deklaruar ende asnjë gjë, por vëmë re se ka fshirë nga instagrami i tij të gjitha fotot me Rudinën duke lënë aty vetëm video e foto të tijat dhe të së bijës Viktoria.
Rudina dhe Aleksi u martuan tre vite më parë dhe historia e tyre e veçantë e dashurisë është rrëfyer nga vetë aktorja disa herë në media.
https://www.instagram.com/p/B3w-uIxgW-K/Link: https://www.instagram.com/p/B3w-uIxgW-K/
https://www.instagram.com/p/Bu1BJDzBgxc/Link: https://www.instagram.com/p/Bu1BJDzBgxc/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BngRLWdgQWh/