ShowBiz

Sa ndryshe! Fatma poston foton më të ëmbël të shtatëzanisë

Moderatorja simpatike Fatma Methasani do të bëhet shumë shpejt nënë e një djali.

Ajo është duke shijuar shtatëzaninë e saj ndërsa ka udhëtuar me partnerin në drejtim të Stambollit.

Përvec videove e fotove nga udhëtimi në Turqi, Fatma ka postuar edhe një foto shumë të veçantë me fustan të kuq të ngushtë pas trupit ku nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.

Moderatorja shkëlqen e gjitha dhe duket kaq në formë në foton më të ëmbël të shtatëzanisë që ka postuar deri tani.

Fatma dhe Alfio do të bëhën prindër të një djali në fillim të muajit shkurt.

Moderatorja ka rrëfyer pak kohë më parë në një intervistë se ende nuk e kanë bërë dhomën e çunit, pasi kanë vendosur që të zgjedhë vetë ai se si dëshiron që ta ketë dhomën kur të rritet.

https://www.instagram.com/p/B5C07Z9BKl2/

Link: https://www.instagram.com/p/B5C07Z9BKl2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0s8TT3hSjw/