Moderatorja Arbana Osmani dhe i biri i saj Joni, kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëri tjetrin.
Arbanën e shohim teksa poston vazhdimisht foto e video të ndryshme me Jonin, i cili në disa raste e ka ndihmuar moderatoren edhe në kuzhinë.
Këtë herë Arbana ka postuar një video shumë të veçantë me Jonin, i cili e përqafon dhe e puth gjatë gjithë kohës të ëmën.
“Kur e dimë që s’do shihemi gjithë ditën”, shkruan Arbana në këtë video duke treguar se sa shumë e merr malli vogëlushin kur nuk e sheh të ëmën gjatë gjithë ditës.
Kjo është një prej videove më të ëmbla që Arbana ka postuar ndonjëherë me të birin, i cili është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë, shumë i sjellshëm dhe i dashur.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4NI12Agaf-/