ShowBiz

Rudina dhe Aleksi sërish bashkë.. këtë here mbetëm pa fjalë

Një javë më parë moderatorja Rudina Dembacaj njoftoi publikisht se ka nisur procedurat e divorcit që prej marsit të këtij viti.

Ajo tha ndër të tjera se kjo ishte periudha më e keqe e jetës së saj dhe për ta kaluar është mbingarkuar me punë.

Por pavarësisht kësaj duket se ata të dy kanë ende një marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin.

Të paktën këtë na dëshmoi një foto e postuar nga Rudina në instagramin e saj së bashku me Aleksin, ndërsa shkruan: “Aleksi çun beqar”.

Të njëjtën foto e ka hedhur në instagram edhe Aleksi, por ai ka shtuar: “Të dy jemi beqarë”, ndërsa shkel syrin.

Ata të dy u martuan gati tre vite më parë dhe së bashku kanë një vajzë  të cilën e shohim shpesh në foto e video të publikuara si nga Rudina ashtu edhe nga Aleksi.

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Link: https://www.instagram.com/aleksander_varfaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BngRLWdgQWh/