ShowBiz

Jonida rrëfen se ku u njoh me Romeon, ja planet për të ardhmen

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të zërave për një lidhje mes saj dhe moderatorit Romeo Veshaj.

Këngëtarja ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën Class ku i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me karrierën, jetën personale si dhe planet për një fëmijë të dytë.

Jonida ka treguar se me Romeon është njohur në televizion duke mos dashur të shtojë asnjë gjë tjetër.

Ndërsa lidhur me faktin nëse Dan djali i saj dëshiron të ketë një motër apo vëlla në të ardhmen, Jonida sqaron se ai mesa duket është rehat kështu, pasi është qëndra e vëmendjes së saj edhe pse janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Jonida prej kohësh është përfolur për një lidhje dashurie me moderatorin Romeo Veshaj, por deri tani asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar këtë lidhje.

https://www.instagram.com/p/B5LZjplHCTv/

Link: https://www.instagram.com/p/B5LZjplHCTv/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3c49YjFY1J/