ShowBiz

Mozzik dhe Loredana nuk janë ndarë, zbulohet arsyeja përse na mashtruan…

Mozzik dhe Loredana prej gati një muaji janë vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të njoftimit për ndarje të cilin e komunikoi vetë Loredana në instagramin e saj.

Ajo veç të tjerash tha se tashmë do të vijojë karrierën e vetme pa Mozzik, ndërsa ky i fundit u shpreh se me Loredanën për hir të vajzës do të ketë gjithmonë një lidhje shumë të fortë.

Por nëse u ndanë në të vërtetë, këtë nuk e dimë me siguri, madje zërat thonë se çifti vazhdon të jetë bashkë dhe se gjithçka u bë për shoë.

Këtë gjë e ka deklaruar edhe agjenti 00Thumb gjatë emisionit të Aulonës dhe Fatmës ku i siguroi vajzat se ata të dy në fakt nuk janë ndarë asnjëherë dhe se gjithçka e kanë bërë për ti mbijetuar tregut dhe për të qëndruar në qendër të vëmendjes dhe mediave online.

Nuk e dimë sa e sigurt është kjo gjë, por agjenti në fjalë që çdo javë përcjell thashethemet e fundit, garantoi me siguri të plotë se ata të dy vazhdojnë të jetojnë bashkë dhe nuk janë ndarë asnjëherë.

https://www.youtube.com/watch?v=xwq6gAFxMcY&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xwq6gAFxMcY&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5BBXO7lUdJ/, https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/