Modelja e njohur Anxhela Martini është solidarizuar përballë situatës së tërmeteve duke ofruar mbështetjen e saj jo vetëm financiare për të prekurit nga tërmeti.
Ajo ashtu si dhe shumë personazhe të tjerë të njohur ka ndërmarë një fushatë për të dhuruar fonde, ndërsa kërkon kontributin dhe mbështetjen e të gjithëe përballë një situate të tillë.
Anxhela ka njoftuar se ka mundësuar strehimin e një familjeje me fëmijë të cilët mbetën në mes të katër rrugëve nga tërmeti shkatërrues.
Ajo ka kërkuar ndihmë nga të gjithë miqtë dhe të njohurit e saj duke bërë thirrje për ndihmë, sado e vogël qoftë ajo.
https://www.instagram.com/p/B5V9rNkHLLL/Link: https://www.instagram.com/p/B5V9rNkHLLL/
https://www.instagram.com/p/B5Ypcvmn1w5/Link: https://www.instagram.com/p/B5Ypcvmn1w5/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4f3_ugndw5/