ShowBiz

Dëshmia tronditëse e Noizyt, “po vidhet çdo gjë, i kam parë me sytë e mi”

Reperi Noizy që prej dy ditësh i është bashkuar të gjithë qytetarëve që kanë ofruar ndihmën e tyre për banorët e prekur nga tërmeti.

Ai është parë duke shpërndarë ushqim e madje edhe duke gatuar në ambjentet e stadiumit Niko Dovani në Durrës ku më shumë se 2000 vetë e kanë kaluar natën jashtë nga frika e tërmeteve.

Reperi ndërkohë ka denoncuar një fenomen vërtetë shqetësues të cilin e ka parë me sytë e tij.

Në një video të shpërndarë në instagram, reperi thotë se ka parë me sytë e tij se si organizatat vjedhin ushqimin dhe batanijet që vijnë për të prekurit nga tërmeti.

Është më mirë që t’u jepet ndihma vetë familjeve thotë Noizy, ndërsa shton ndër të tjera se nuk dëshiron ta imagjinojë se çfarë ndodh me lekët, kur po vidhen kaq hapur ushqimet dhe batanijet.

https://www.instagram.com/p/B5Y3VNiJ-Qs/

Link: https://www.instagram.com/p/B5Y3VNiJ-Qs/

https://www.instagram.com/p/B5Y6M8wJLnu/

Link: https://www.instagram.com/p/B5Y6M8wJLnu/

https://www.instagram.com/p/B5ZESjXp-2y/

Link: https://www.instagram.com/p/B5ZESjXp-2y/

Burimi: https://www.instagram.com/p/B0gb3klJIfK/