ShowBiz

Besa tërhiqet zyrtarisht nga Kënga Magjike, “Nuk mundem dot të ngjitem në skenë”

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima heq dorë zyrtarisht nga konkurrimi në Këngën Magjike këtë vit.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë këngëtarja në instagramin e saj ku thotë se ngjarjet tragjike të ditëve të fundit e kanë bërë të pamundur që ajo të ngjitet në skenë për të kënduar.

“Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë dhe nuk jam në gjendje të këndoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë, ndaj më duhet të tërhiqem zyrtarisht nga “Kënga Magjike”. Jam e bindur që Kënga Magjike do të bëjë një punë të lavdërueshme për të kontribuar në mënyrën e saj për të ndihmuar të prekurit, unë do jap në heshtje ndihmën dhe kontributin tim për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre dhe respektuar humbjet e pashlyeshme të tyre”, shkruan ndër të tjera Besa në një status të gjatë ku sqaron se sa është prekur nga kjo tragjedi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave të këngëtares të cilët i janë lutur që të ndërrojë mendje.

Edhe vetë producenti i këtij festivali Ardit Gjebrea i ka thënë këngëtares që të mos heqë dorë, pasi fitimet nga shitja e biletave do të shërbejnë për të rindërtuar nga e para një prej shtëpive të dëmtuara.

https://www.instagram.com/p/B5c_8t4hoAX/

Link: https://www.instagram.com/p/B5c_8t4hoAX/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4sYzWIBFZx/