ShowBiz

Gjiko grumbullon ndihma për të prekurit nga tërmeti, reperi bën gjestin që na la pa fjalë

Reperi Gjiko i është bashkuar nismës për të kontribuar në ndihmë të banorëve të prekur nga termetet e ditëve të fundit që goditën Durrësin dhe Tiranën.

Ai ka grumbulluar ndihma ushqimore, batanije, dyshekë e veshmbathje të cilat i kanë shpërndarë tek familjet e prekura nga tërmeti.

Madje këngëtari ka ndihmuar më të moshuarit për të veshur atletet, ndërsa së bashku me miqtë e tij kanë ndihmuar për t’u strehuar një familje nga Durrësi.

Reperi ka ftuar të gjithë miqtë dhe fansat e tij që të kontribuojnë sa më shumë në ndihmë të familjarëve të prekur nga kjo tragjedi.

Link: https://www.instagram.com/gjikotheflyboy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5akR0jl7E3/