Mungesa e informacionit nga specialistët dhe bombardimi me informacione të pasakta nga rrjetet sociale bëjnë që të rritet edhe më shumë paniku në raste tërmetesh.
Specialistët sqarojnë se në këto raste është e nevojshme që njerëzit të jenë të përgatitur dhe të marrin informacion vetëm nga specialistët duke u përpjekur të shmangin panikun.
Psikologia Denada Toçe e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, sqaron se është e nevojshme që fëmijëve t’u tregohet e vërteta pasi duhet të jenë të përgatitur dhe të informuar për çdo rast.
Ajo u ndal gjithashtu edhe tek rastet kur njerëzit në panik e sipër kanë kryer veprime që i kanë rrezikuar edhe jetën.
Toçe sugjeron që të përhapet sa më shumë informacion i saktë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget paniku që ndonjëherë është më i rrezikshëm se dhe vetë tërmetet.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=UjN43EvpzdU
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=UjN43EvpzdU