Aktualitet

Ministrja jep lajmin e mirë, intensiteti i pas goditjeve në ulje

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar në një Konferencë për shtyp se intensiteti i pas goditjeve nga tërmeti është në ulje dhe ky është padyshim një lajm i mirë për të gjithë ata qytetarë që prej panikut po flenë janë banesave të tyre.

MEgjithatë Xhaçka ju bën apel të gjithë banorëve që të mos bëhen ekspertë vetë, por të presin deri sa të bëhet vlerësimi i banesës nga ekspertët para se të futen në shtëpitë e tyre.

Ministrja sqaroi gjithashtu gjithashtu se sot ka nisur vlerësimi i të gjitha banesave të dëmtuara nga ekspertë vendas e të huaj, ndërsa ju bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në banesat akomoduese ku nuk do t’ju mungojnë veshmbathjet dhe ushqimi.

Tërmeti 6,4 ballë i mëngjesit të 26 nëntorit ka shkaktuar rreth 50 viktima, 750 të plagosur si dhe dëme të kosiderueshme materiale.

https://www.youtube.com/watch?v=tk5QsK3EAIg&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=tk5QsK3EAIg&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=tk5QsK3EAIg&feature=emb_err_watch_on_yt