20 vjeçarja Xhesika Biqiku nuk ja doli dot ti mbijetonte plagëve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit duke ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Vdekja e saj e ka çuar në 51 numrin e viktimave nga tërmeti tragjik, ndërsa mësohet se 20 vjeçarja është e para viktimë në Tiranë.
I ati i Xhesikës disa ditë më parë në një intervistë për Ora News nga ambjentet e spitalit të Traumës i ka bërë thirrje qeverisë që të sigurojë transportin e saj jashtë shtetit, pasi gjëndja ishte shumë e rënduar.
E reja u godit në kokë nga disa tulla dhe sipas mjekëve transporti i saj jashtë shtetit ishte i pamundur për shkak të gjendjes së saj të paqëndrueshme.
Xhesika dhe familja e saj banonin në një pallat në Kombinat i cili u shkatërrua thuajse plotësisht nga tërmeti.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=kCsFDDk8wvo&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=kCsFDDk8wvo&feature=youtu.be