Familja Sula e përbërë nga 15 anëtarë i ka shpëtuar mrekullisht tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Vila ku ata banonin është shkatërruar plotësisht, por ata kanë mundur të gjithë të dalin shëndoshë e mirë nga banesa.
Kryefamiljari ka dhënë një intervistë për “Tv Klan”, duke treguar momentet e tmerrit, ndërsa tregon se si djalit dhe gruas nuk po u hapej dera, por nga tërmeti ngjitur me derën është hapur një shteg nga i cili mundën të kalonin për të dalë jashtë.
“Unë jam për të bërë një festë të madhe, pasi dolëm të gjithë gjallë”, thotë kryefamiljari i cili mes lotëve të gëzimit falënderon zotin që mundi të dilte gjallë nga kjo tragjedi.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Vjxa2CXK5l0