ShowBiz

“Isha në kat të 15 me dy fëmijë”, Sara i kthehet ashpër komentuesit që ngacmoi Lorin

Pak më parë Lori Hoxha shpërndau në instagramin e saj imazhin e rrallë të një operatori që po punon me fëmijën në krahët e tij të cilin e ka zënë gjumi.

Këtë foto ajo e shoqëroi me një mesazh falënderimi për të gjithë stafin e Top Channel, i cili ka punuar pa pushim për të raportuar në çdo moment situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues në vend.

Të shumta kanë qenë komentet nga ndjekësit e saj, ku të bie në sy njëri prej komenteve, kjo pasi personit në fjalë i ka kthyer përgjigje vetë Sara motra e Lorit.

“Po ti si pronare ku ishte, apo në ndonjë qytet europian duke ngrënë” thotë njëri prej komentuesve.

Në këtë rast ka ndërhyrë Sara e cila i kthen përgjigje personalisht komentuesit duke i shkruar: “Në katin e 15 me dy fëmijë të vegjël. Pa merak se tërmeti nuk paralajmëron as ne pronarët”, përgjigjet Sara e cila dëshmon kështu se ka qenë në shtëpinë e saj në Tiranë në momentin kur ka rënë tërmeti i fuqishëm.

https://www.instagram.com/p/B5iipFLlkHL/

Link: https://www.instagram.com/p/B5iipFLlkHL/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BmOqfxcHYBJ/