Këngëtarja me origjinë shqiptare Ana Oxa është shprehur e gatshme të jetë pjesë e Këngës Magjike këtë vit, misioni i së cilës është të kontribuojë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues.
Këngëtarja ka kontaktuar vetë producentin Ardin Gjebrea për të qënë pjesë e natës së parë të spektaklit duke ju bashkuar nismës “Këndo për të ndërtuar”.
Këtë njoftim ë dhënë vetë Arditi në instagramin e tij duke falënderuar këngëtaren që vendosi ti bashkohet artistëve shqiptarë në kauzën e tyre.
“Faleminderit Ana Oxa, pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje do të jetë me ne në natën e parë”, shkruan Arditi krahas fotos së këngëtares të shpërndarë në instagramin e tij.
https://www.instagram.com/p/B5iYg7pnw7z/Link: https://www.instagram.com/p/B5iYg7pnw7z/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BIitm3_AlCk/