Aktualitet

Sulmohet nga një derr gjatë raportimit, gazetari ja fut vrapit duke folur, do të qeshni me lotë

Një gazetar i kanalit grek Antena 1 në Greqi ka qenë duke raportuar direkt nga terreni gjatë një emisioni që po transmetohej në studio ndërsa po sulmohet nga një derr.

Në vidoen e publikuar nga stafi i këtij televizioni në YouTube shohim se si gazetari ndiqet nga një derr i egër ndërsa ishte duke folur.

Ai fillon të vrapojë përpara kamerës, duke thënë disa herë më fal në përpjekje për të shpëtuar prej derrit i cili nuk i largohet por vazhdon ta ndjekë kudo ku ai shkon.

E gjithë kjo situatë, ka shkaktuar të qeshura pa fund edhe në studion e emisionit, ku moderatorët dëgjohen teksa nuk e mbajnë dot të qeshurën përballë një skene të tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=H4ZGMsx-AaU&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=H4ZGMsx-AaU&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=H4ZGMsx-AaU&feature=youtu.be