ShowBiz

“Përqafova prindërit dhe fillova të lutem”, Olta Gixhari tregon tmerrin e përjetuar nga termeti

Aktorja e njohur Olta Gixhari në një lidhje direkte në emisionin “Ftesë në pesë” në “Top Channel, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi gjatë tërmetit.

Ajo ishte atë natë në Durrës së bashku me prindërit dhe në momentin që ra tërmeti ishte e pamundur të dilje.

Olta thotë se u shkëput energjia elektrike ndërsa u rrëzua dollapi i këpucëve dhe të gjitha orenditë po ju binin në trup.

Aktorja tregon mes lotësh se si përqafoi prindërit dhe filloi të lutej, ndërsa mungesa e energjisë e bëri të mendonte në një moment se kishin rënë muret e banesës.

Më vonë kur ka mundur të marrë telefonin dhe të bëjë dritë, Olta tha se në të vërtetë ishin rrëzuar vetëm objektet dhe në ato momente ka mundur të hapë derën e të dalin jashtë.

Aktorja është larguar për në Spanjë ku do të qëndrojë për pak kohë, ndërsa  nuk i mban dot lotët gjatë rrëfimit të asaj nate të tmerrshme.

https://www.youtube.com/watch?v=T-20Lnq2KjI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=T-20Lnq2KjI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4qFhsVnFVU/