ShowBiz

“Mendova se do të më vinte deti brenda”, Roza Lati tregon tmerrin në vilën buzë detit

Roza Lati dhe e ëma e saj aktorja e njohur Rita Lati ndodheshin në Durrës gjatë tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, moderatorja ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar atë mbrëmje së bashku me të ëmën.

Ajo thotë se ndodhej në një vilë shumë afër detit dhe se në momentin e dridhjeve në vend që të dilte jashtë ka mbajtur derën fort me duar sepse mendonte se do të hynte deti brenda.

Roza thotë se është frikësuar shumë, por të paktën ishte bashkë me të ëmën dhe kjo e ka bërë pak më të lehtë situatën, pasi nëse do të ishte vetëm, do kish qenë më e vështirë.

Roza u kryqëzuar gjithashtu edhe për buzët e kuqe në një video ku fliste për tërmetin.

Ajo thotë se e ka kulturë që në asnjë lloj rasti të mos e tregojë tronditjen, por të përcjellë pozitivitet pavarësisht situatës.

https://www.youtube.com/watch?v=mIgYFbVTe1g

Link: https://www.youtube.com/watch?v=mIgYFbVTe1g

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5QwlOJJIa2/