ShowBiz

Ja kush është shefi i ri i “Hell’s Kitchen”, shqiptari që gatoi trahana për Ronaldon

Alsi Sinanaj shefi që do të zëvendësojë Renaton duke nisur nga kjo e premte në “Hell’s Kitchen” nuk është i panjohur për publikun.

Ai ka punuar për vite me radhë në ishullin e famshëm Mikonos ku shumë herë u ka shërbyer vipave të njohur që kanë ardhur në këtë ishull për pushime.

Disa vite më parë emri i tij u lakua në media për faktin se kishte gatuar për futbollistin e famshëm Kristiano Ronaldo e madje u tha se i kishte gatuar ushqimin tradicional trahananë.

Ai tha atëherë se futbollisti u shpreh I interesuar për Shqipërinë, pasi e njihte vetëm përmes futbollit.

Cristiano e ka pyetur Alsin lidhur me ushqimet tradicionale në Shqipëri dhe shefi i kuzhinës i ka folur për trahananë e cila mesa duket është traditë edhe në Portugali.

Alsi do të jetë shefi i  kuzhinës në “Hell’s Kitchen”, pas largimit të papritur të Renatos, i cili sipas autores së programit u largua për arsye personale.

https://www.instagram.com/p/B5Na1LIg2kN/

Link: https://www.instagram.com/p/B5Na1LIg2kN/

https://www.instagram.com/p/B2_2WyOAz6s/

Link: https://www.instagram.com/p/B2_2WyOAz6s/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5sKQm0AbB1/