ShowBiz

Skandali në mes të emisionit, Genta shpërthen në fjalë të pista ndaj menaxheri të vipave

Ish banorja e Big Brother Genta Gjalpi është bërë pjesë e një rengu gjatë emisionit “Glamour Zone” nga miku i saj, menaxheri i vipave Xhani Demnika.

Ai ishte i ftuar në emision, ndërsa i është kërkuar nga moderatorja që të provokonte një prej miqve të tij, duke e marrë direkt në telefon dhe duke u përpjekur ta nxehë.

Xhani ka zgjedhur Gentën të cilën e telefonon dhe i thotë përse po merret me thashetheme dhe po i prish punë lart e poshtë me vipat.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Gentës e cila ka shpërthyer direkt në ofendime.

Ajo dëgjohet ti thotë Xhanit, idiot, psikopat, psiqik e shumë fjalë të tjera të pista.

Në një moment Xhani nuk ka mundur do të vijojë lojën duke shpërthyer në të qeshura dhe duke i treguar Gentës se gjithçka ishte një lojë.

https://www.youtube.com/watch?v=DUUdLEXKWfU&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DUUdLEXKWfU&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B366-P4lqat/