Këngëtarja e njohur e viteve 90 Marie Fredriksson e njohur me emrin e artit Roxette është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare.
Këngëtarja ka humbur betejën me sëmundjen e tumorit prej së cilës vuante prej kohësh.
Ajo u diagnostikua me tumor në kokë që në vitin 2002.
Mjekët atëherë nuk i dhanë shumë shpresë, por falë trajtimeve, këngëtarja mundi ta mposhtë sëmundjen, ajo madje ka qenë aktive duke kënduar në skenë deri në 2016.
Edhe pse i mbijetoi sëmundjes këngëtarja ka pasur probleme me shëndetin si rezultat i terapisë me rezatim, çka i shkaktoi probleme sidomos vitet e fundit.
Roxette e famshme për hite që bënë bujë sidomos në fillim të viteve 90 ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë.
Këngëtarja është dalluar gjithmonë për zërin e saj karakteristik falë të cilit është bërë shumë e njohur.
Këngë të famshme të saj si “It must have been love”, apo “Listen to your heart”, janë këngë të pavdekshme që janë dëgjuar dhe vazhdojnë ende të dëgjohen edhe në ditët e sotme.
https://www.instagram.com/p/BEYUbJoNUPr/Link: https://www.instagram.com/p/BEYUbJoNUPr/
Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/music/2019/dec/10/roxette-singer-marie-fredriksen-dies-aged-61