ShowBiz

“Nuk ja ngacmova Romeon”, reagon Jonida pas deklaratave të Xheisarës, ja mesazhi i saj

Xheisara një prej këngëtareve të reja në edicionin e “Këngës Magjike” këtë vit u shpreh disa ditë më parë e pakënaqur nga vlerësimi që i bëri Jonida e cila ndezi butonin e kuq për këngëtaren.

“Më thonin mos i ke ngacmuar Romeon, por unë nuk kam kohë të merrem me këto gjëra”, tha këngëtarja gjatë një interviste për Thumbon dy ditë më parë, ndërsa shtoi gjithashtu se nuk e kuptonte përse Jonida u kap personalisht me të.

Ndërkaq këngëtarja  Jonida Maliqi ka postuar në instagramin e saj një mesazh mjaft domethënës ku shpreh mirënjohjen për ata që ishin pjesë e Këngës Magjike, ndërsa thotë se të jesh artist duhet të jesh një shpirt i pastër dhe me këmbë në tokë.

Jonida nuk i është drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Xheisarës, por duket se përmes këtij komenti ka dashur të japë një mesazh të qartë për të gjithë ata që ajo i konsideron artistë të vërtetë.

Ndër të tjera në mesazhin e saj këngëtarja shkruan: “Mirënjohje për të gjithë ata që ishin pjesë e Këngës Magjike veçanërisht për ty Ardit Gjebrea që je kujdesur gjatë këtyre muajve për seicilin prej nesh. Jam e lumtur që nga kjo eksperiencë mësova kaq shumë. Të jesh artist mbi të gjitha duhet të jesh një shpirt i pastër dhe me këmbë në tokë… kjo e fundit me gjithë drithërimat e saj na bëri të reflektojmë se jeta vazhdon.

https://www.instagram.com/p/B54pCfen_5O/

Link: https://www.instagram.com/p/B54pCfen_5O/

https://www.youtube.com/watch?v=EW6rx-a3U5c

Link: https://www.youtube.com/watch?v=EW6rx-a3U5c

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B50ZzV4p2ta/ https://www.instagram.com/p/B5KY1g7nflH/