ShowBiz

Alketa prezanton për herë të parë të atin, shiheni sa shumë ngjajnë

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është shumë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë vazhdimisht foto e video nga përditshmëria dhe sidomos nga spektaklet që ajo drejton.

Ndërsa sa i takon jetës private moderatorja është treguar gjithmonë e rezervuar.

Deri më sot nuk kemi parë asnjë foto të saj me bashkëshortin, apo foto të fëmijëve.

Megjithatë moderatorja ka bërë këtë herë një përjashtim duke na prezantuar të atin.

Ajo ka postuar në instastory një foto të babait të saj dhe duhet thënë se Alketa ka marrë shumë nga tiparet e tij.

“Babo shpirti”, shkruan Alketa krahas fotos së publikuar ku i ati pozon pa mendje.

Alketa është martuar vite më parë në një ceremoni gati private ndërsa sot është nënë e dy fëmijëve një djali dhe një vajze, portretin e të cilëve e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes publike.

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B39tB7uHnup/