ShowBiz
Mofifi

Fifi ka dy fjalë për Mozzik, mesazhi drejtuar këngëtarit na la pa fjalë

Reperi Mozzik prej disa muajsh vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi publikoi “Dhelpër Dinake” e cila u përfol gjatë se ishte një dedikim për Loredanën, tashmë sjell “Zemra ime”.

E ndërsa të gjithë bërtasin njëzëri se Mozzik po tenton ti kërkojë falje Loredanës, Fifit i ka rënë në sy një tjetër detaj.

Këngëtarja ka postuar në instagramin e saj një mesazh drejtuar këngëtarit dhe që lidhet me tekstin e këngës së tij.

“A e dini pse ndihem mirë, kur dëgjoj prej meshkujve të tilla tekste, sepse kuptoj që akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre”, shkruan Fifi ndërsa e quan Mozzikun vëlla ndërsa i thotë “Të dua” në gjermanisht.

fifi ok

Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5i5UoLg9uH/https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/