ShowBiz

“Shihe Fero çfarë ke lënë”, Arbenita tërbon fansat me foto provokuese

Modelja simpatike Arbenita Ismajli që pas ndarjes nga Fero ka qenë në qendër të vëmendjes me çdo postim apo mesazh të saj.

Kohët e fundit modelen e shohim gjithnjë e më aktive në instagram ku poston foto e video gjithnjë e më të guximshme ku shfaqet provokuese ndërsa ekspozon linjat e saj perfekte.

Këtë herë modelja pozon vetëm me një bluzë të ngushtë në formë body ndërsa e cila i vë në dukje dekoldenë shpërthyese si dhe belin e hollë.

Kjo foto sensuale nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat të cilët i kanë bërë tag reperit e madje edhe kanë fyer për faktin që është ndarë nga modelja.

Modelja dhe reperi u ndanë gati një muaj më parë dhe lajmin e pohoi vetë reperi i cili mori gjithashtu përsipër fajin për ndarjen.

Ata janë përfolur gjatë në media muajt e fundit për shkak të marrëdhënies së tyre të tensionuar, por që mesa duket tashmë kanë marrë fund në mënyrë definitive.

https://www.instagram.com/p/B6Ay9bhF7-a/

Link: https://www.instagram.com/p/B6Ay9bhF7-a/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4KYLr4lCug/