ShowBiz

London feston 3 vjetorin e lindjes, teze Lori ka urimin më të veçantë

London, fëmija i parë i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka festuar tre vjetorin e lindjes.

Me këtë rast tezja e tij Lori Hoxha ka urimin më të veçantë për nipin.

Ajo ka postuar në instastory një kolazh fotosh me vogëlushin simpatik ndërsa shkruan:

“Gëzuar ditlindjen dondon bisa, Tezhe Joji të do shumë”.

Kolazhi me foto është një përzgjedhje shumë e veçantë mes fotove më të bukura të Lorit me nipin realizuar gjatë këtyre viteve.

Sara dhe Ledioni u bënë sërish prindër të një djali disa muaj më parë, pas ardhjes në jetë të Roman.

Njoftimin për ardhjen në jetë të djalit të dytë e ka bërë vetë Sara me një foto shumë të veçantë nga materniteti me të dy djemtë.

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5h-foylJKF/