ShowBiz

Goditje, shkelma e grushta, Ermal Mamaqi rrëfen eksperiencën e hidhur…

Kur je prind dhe të duhet të flesh në një krevat me fëmijët, mund të ndodhin situata aspak të këndshme të cilët në rast më të keq përfundojnë me të nxira në fytyrë.

Një eksperiencë të ngjashme ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e tij në instagram edhe Ermal Mamaqi.

Ai ka postuar në instagram një foto me djalin ndërsa tregon se çfarë ndodh kur fle me fëmijët në një krevat.

“Kur fle natën me kalamajt është sikur fle me VanDamin. Nuk ka rëndësi nëse ata flenë nga ana e gruas, ata përsëri do të të gjejnë ty në errësirë. Sot Natën: 3 goditje me kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushta turijve.. 3 herë kam rrezikuar të më dali syri…”, shkruan ndër të tjera Ermali në foton e tij, ndërsa i këshillon miqtë e tij me humor të mbrojnë veten dhe të mos flenë me fëmijët, të cilët nuk dinë se çfarë bëjnë në gjumë.

Ermali dhe Ami janë martuar disa vite më parë dhe janë prindër të dy fëmijëve djalit Joel dhe vajzës Sia.

https://www.instagram.com/p/B6FufZxBvDf/

Link: https://www.instagram.com/p/B6FufZxBvDf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1bBKrbhGfX/