Marina Vjollca ka rinisur këtë të shtunë “Klanifornia Show”, pas dy javë ndërprerjeje për shkak të tërmetit shkatërrues që goditi vendin disa javë më parë.
Një ndër të ftuarit e saj ishte edhe këngëtari i njohur Young Zerka i cili i është përgjigjur disa pyetjeve me spec nga ana e moderatores.
Por në momentin që Zerka hyn në skenë dhe puth Marinën, moderatores i bie njëri prej vathëve.
“Më fal, më fal”, dëgjohet të thotë Zerka, ndërsa moderatorja duke qeshur thotë se kjo ishte për syrin e keq.
Më pas Marina fillon të pyesë reperin kryesisht për marrëdhënien e tij me Ronelën, përse e ka mbajtur të fshehtë dhe sa vite kanë bashkë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=OMX8SUnu7to&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6EGqTdnZCJ/