ShowBiz

Moderatorja shqiptare bëhet nënë, vjen në jetë Hana, ja fotoja e parë e vogëlushes

Moderatorja e “TV Klan” Brunilda Lahe është bërë nënë për herë të parë pas ardhjes në jetë të vogëlushes Hana.

Ajo e ka dhënë vetë njoftimin në instagram ku ka postuar një foto të dorës së saj bashkë me të vogëlushes.

Moderatorja thotë se vogëlushja erdhi pak pa pritur, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj kishin planifikuar tjetër datë, tjetër orë dhe tjetër shenjë horoskopi, por vogëlushja mesa duket e bëri zgjedhjen e saj.

Në mesazhin e saj në instagram Brunilda thotë se ende nuk e kishin vendosur emrin e së bijës, por duke parë gjysmë hënën mistike të natës kur ajo lindi, vendoson ta quanin Hana.

Ky emër ka një domethënie të veçantë në vende të ndryshme të botës dhe sipas moderatores duket sikur është enkas për të bijën.

Hana përkthehet në Hir i Zotit, e para, lumturi, e lulëzuar, të gjitha këto epitete shumë të veçanta që mesa duket i shkojnë për shtat çdo fëmije.

https://www.instagram.com/p/B6K7o4yA2Gt/

Link: https://www.instagram.com/p/B6K7o4yA2Gt/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6JPPtfgIfK/