ShowBiz

Reagimi i Zërit kur Elita kthehet nga puna do t’ju lejë pa fjalë, ja si e pret të ëmën

Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj reperi Gjiko, janë bërë disa muaj më parë prindër të vogëlushit Zëri.

Djali i tyre erdhi në jetë në shkurt të këtij viti dhe duket se i ka dhënë shumë gëzim familjes.

Si Gjiko ashtu dhe Elita, janë shumë aktive në rrjetet sociale ku i shohim të postojnë vazhdimisht foto e video të djalit i cili ka marrë tiparet më të bukura të dyve dhe është një fëmijë shumë i ëmbël.

Moderatorja ndërkaq duket se pas lindjes ka filluar tashmë të angazhohet me punë dhe i duhet të shkëputet nga vogëlushi për disa orë gjatë ditës.

Megjithatë kur kthehet në shtëpi Zëri e pret shumë i lumtur dhe i buzëqeshur ashtu siç e shihni edhe në këtë video të veçantë.

Elita hyn në shtëpi dhe vogëlushi buzëqesh sapo sheh fytyrën e të ëmës, ndërsa i lumtur zgjat krahët për të shkuar tek e ëma.

https://www.instagram.com/p/B6I2NDnAIZU/

Link: https://www.instagram.com/p/B6I2NDnAIZU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BySaG_olDMn/