ShowBiz

Rrëfehet Era Rusi.. “Me apo pa unazë këtë vit do të bëhem nënë”

Këngëtarja e njohur Era Rusi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në “Top Channel”, ka folur gjatë për jetën, karrierën dhe planet për të ardhmen.

E pyetur nga Bieta, Era është ndalur gjithashtu edhe tek dëshirat që ka për 2020 dhe në fakt na ka habitur jo pak me dëshirën e saj të veçantë.

Këngëtarja shpehu dëshirën për t’u bërë nënë dhe tha se për vitin që vjen me apo pa unazë do të dëshironte shumë të kishte një fëmijë.

Era tha se vazhdon të jetë single, por kjo nuk ka përse ta privojë nga të qënin nënë.

Në ditët e sotmë sipas Erës kanë ecur kaq shumë kohët saqë edhe një femër që nuk e ka gjetur partnerin e saj mund të bëhet me fëmijë.

Këngëtarja ka vijuar më tutje duke theksuar se ka kohë që e mendon diçka të tillë dhe shpreson ta realizojë këtë vit.

https://www.youtube.com/watch?v=hfcK6Kk7rjQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hfcK6Kk7rjQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4jsmsRlowe/