Loredana dhe Mozzik dy emra të shumë përfolur së fundmi në media vazhdojnë ende të jenë në qendër të vëmendjes.
Këngëtarja u përfol fillimisht për një histori mashtrimi e cila bëri bujë në media, më pas gjithçka u la pas krahëve deri sa erdhi një tjetër moment që e vuri çiftin në qendër të vëmendjes dhe ishte pikërisht ndarja.
Të gjitha këto të ndodhur brenda një viti të cilin këngëtarja e konsideron më të vështirin e jetës së saj.
Këngëtarja ka postuar një foto të së bijës e cila feston sot ditëlindjen e saj të parë dhe krahas fotos shkruan mësazhin më prekes që keni lexuar ndonjëherë.
Ajo rrëfen vështirësitë që kaloi me të ëmën e sëmurë, humbjen e të atit, akuzat për mashtrim dhe ndarjen nga Mozzik, por në fund është e lumtur sepse ka Hanën.
Në statusin e saj ndër të tjera Loredana shkruan: “E pabesueshme sa shpejt kaloi një vit, si ishte jeta ime. Mamaja kishte kancer dhe fatmirësisht e mposhti, im atë ishte duke vdekur, ndërsa unë po akuzohesha për mashtrim në media. Pas kësaj babi u nda nga jeta, më pas erdhi ndarja me Mozzik. A duhet t’ju tregoj çfarë viti kam pasur, një vit të trishtë, por në të njëjtën kohë vitin më të bukur sepse ti Hana ekziston” Loredana vijon më tej me mesazhin e saj duke i uruar ditëlindjen Hanës, ndërsa thotë se i uron të bijës të kundërtën e asaj që i ndodhi.
Këngëtarja thotë gjithashtu se nuk e mendonte kurrë që do të martohej e do të përfundontë si një nënë beqare, por të paktën ja dola përfundon mesazhi i saj i gjatë në fund të të cilin e uron sërish të bijën me rastin e ditëlindjes.
https://www.instagram.com/p/B6MGzyBF4zv/Link: https://www.instagram.com/p/B6MGzyBF4zv/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5fbYwXFaV5/