ShowBiz

Rrëfehet Soni, tregon për herë të parë kujt ja ka dedikuar baladën “Të dua ty”

 

Soni Malaj është konsideruar gjithmonë si këngëtarja e baladave, pasi deri tani ka sjellë shumë këngë të këtij stili që janë pëlqyer dhe dashuruar gjithmonë nga fansat e saj.

Një prej baladave më të bukura të saj është edhe këngë “Të dua ty”, të cilën besoj e mbajnë mend të gjithë për shkak të emocioneve që përcjell sa herë që e dëgjon kjo falë tekstit dhe melodisë së veçantë.

Nëse të gjithë kanë menduar që kjo këngë ishte dedikim nuk e kanë pasur gabim, pasi në fakt “Të dua ty”, u frymëzua nga dikush në atë kohë dhe Soni ka vendosur të rrëfejë historinë e këngës në emisionin “Soiree” në “Top Channel”.

Këngëtarja tha se kjo këngë i dedikohet historisë së dashurisë së prindërve të saj.

“Im atë i pëlqente shumë baladat e mia dhe prandaj unë kam kënduar shumë të tilla”, thotë Soni gjatë emisionit.

Sa herë që këndon këtë këngë Sonit i kujtohet historia e dashurisë së prindërve të saj, dhe sidomos i ati i cili ishte shumë i përkushtuar dhe i dashur me të ëmën.

https://www.instagram.com/p/B6Onnf2ANZb/

Link: https://www.instagram.com/p/B6Onnf2ANZb/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B55v7jyp9h4/